Maqedonia e Veriut demanton “atentatin” ndaj Albin Kurtit

Maqedonia e Veriut demanton “atentatin” ndaj Albin Kurtit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur ndonjë tentim atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut.

Tony Angellovski ka thënë për Gazeta Express se siguria gjatë vizitës së Kurtit ka qenë e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski.