Çka po ndodhë në Rahovec? Kryetari Smajl Latifi e lë qytetin pa stadium (Foto)
Dita e sotme Rahovecin e ka gjetur me ekskavatorë rreth stadiumit të qytetit, kjo pasi që dikush ka vendosur që në prag të fillimit të sezonit pranveror ta shkatërrojë stadiumin, pa e çarë fare kokën se ku do të luajnë djemtë e ekipit të qytetit.
Edhe pse stadiumi aktual nuk ka qenë në gjendjen e kënaqshme për të zhvilluar ndeshje kualitative, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e pati dhënë një premtim në të kaluarën se nuk do të preket stadiumi aktual, pa e ndërtuar të riun, raporton preshevajone.com.
Këtë premtim, duke i tradhtuar tifozët e futbollit dhe rininë e qytetit në përgjithësi, Latifi nuk e ka mbajtur, duke ngjallur një shqetesim të madh tek futbolldashësit, pas që kjo iniciativë “surprizë”, në ditë vikendi, klubin nga Rahoveci e lë në rruge, pa alternativë.