Homeballine 2Drita fiton derbin ndaj Prishtinës, Malisheva përforcon vendin e tretë, Llapi rikthehet...

Drita fiton derbin ndaj Prishtinës, Malisheva përforcon vendin e tretë, Llapi rikthehet te fitorja

spot_img

Liderja e tabelës, Drita, ka bërë një tjetër hap të madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit, pasi ka triumfuar në derbin ndaj Prishtinës, me rezultat minimal 1:0. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën, në ndeshjen e javës së 31-të në Albi Mall Superligë, u vendos në minutat e fundit, kur sulmuesi Blerim Krasniqi realizoi nga afërsia në minutën e 83-të, pas një asistimi të saktë nga Liridon Balaj.

Me këtë fitore, Drita e forcon pozitën e parë me 60 pikë, duke rritur distancën ndaj ndjekësve, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e katërt, duke ndërprerë serinë prej katër barazimesh radhazi.

Në garën për një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, Malisheva ka vazhduar formën e mirë, duke shënuar fitoren e tretë radhazi. Skuadra nga Malisheva ka mposhtur rivalin direkt për këtë pozitë, Gjilanin, me rezultat 3:1 në stadiumin “Liman Gegaj”, duke u përforcuar pozitën e tretë me 49 pikë.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e dytë me golin e Xhemal Ibishit, ndërsa Dreni Kryeziu dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë. Ibishi realizoi edhe golin e tretë në minutën e 65-të, duke vulosur praktikisht fitoren e vendasve. Gjilani arriti të shënojë golin e nderit përmes kapitenit Armend Thaqi, i cili realizoi një supergol nga goditja e lirë në minutën e 72-të.

Fitore bindëse ka regjistruar edhe Llapi, i cili i është rikthyer rezultateve pozitive pas disa javësh pa fitore. Skuadra llapjane e ka mposhtur Prishtinën e Re, me rezultat 4:0.

Arbnor Ramadani hapi serinë e golave që në minutën e gjashtë, ndërsa Arianit Hasani dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë pas asistimit nga Edon Sadriu. Ky i fundit u regjistrua edhe vetë në listën e realizatorëve pak para fundit të kohës së rregullt, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Fiton Ademi në minutën e 93-të.

Prishtina e Re luajti me një futbollist më pak nga minuta e 53-të, pas përjashtimit me karton të kuq të Endrit Morinës.

Pas kësaj fitoreje, Llapi ngjitet në kuotën e 36 pikëve në pozitën e tetë, që çon në ndeshjen e barazhit, ndërsa gara për mbijetesë mbetet e hapur. Prishtina e Re vazhdon të mbetet në fund të tabelës me 28 pikë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...