Mësohet data e ballafaqimit të Florian Markut me Chris Congon

Mësohet data e ballafaqimit të Florian Markut me Chris Congon

Boksieri Florian Marku do të ballafaqohet me Chris Congon më 31 mars në sallën “O2 Arena” në Londër.

Kështu ka bërë të ditur Marku, i cili theksoi se kjo do të jetë përballja e parë që dy vjet në Londër.

“Kanë kaluar dy vjet e gjysëm që nga ndeshja ime e fundit në Londër. Mezi pres të rikthehem dhe tju jap mundësinë të gjithëve të shijojnë një ndeshje të bukur Live e cila do te transmetohet dhe ne Sky Sports për ata që nuk do kenë mundësine ta ndjekin Live”, ka shkruar Marku në rrjetet sociale.

Marku bëri të ditur se biletat dalin në shitje javës tjetër.