Pesë atletë do ta përfaqësojnë Kosovën në Balkan Indoor Championships
Atletët Gresa Bakraçi, Sara Susuri, Muhamet Ramdani, Astrit Kryeziu dhe Leon Thaqi do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik që do mbahet më 10.02.2024 në Stamboll.
Sipas njoftimit të Federatës së Atletikës së Kosovës, Muhamet Ramadani do të paraqitet në disiplinën hedhje të gjyles.
Astrit Kryeziu do paraqitet në disiplinën 800m, Gresa Bakraçinë disiplinën 1500m, ndërsa Sara Susuri do paraqitet në disiplinat 60m dhe 400
Teksa Leon Thaqi do paraqitet në disiplinën 800m.
Tutje në njoftim thuhet se së bashku me atletët ka udhëtuar edhe selektori i Federatës Atletike të Kosoves Bajram Duja.