Hoxhaj: Mbledhja e thirrur në OKB për Kosovën, pasojë e politikës së gabuar të qeverisë Kurti
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar mbledhjen që u mbajt dje në KS të OKB-së.
Ai ka thënë e politika e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që fuqitë botërore si ShBA-ja, Britania dhe Franca të pajtohen me kundërshtarët e tyre Rusinë dhe Kinën, që të thirret mbledhja për Kosovën e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia.
“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fuqitë kryesore perëndimore si SHBA-ja, Britania dhe Franca, nuk pajtohen për asnjë temë ndërkombëtare me kundërshtarët e tyre lindorë, Rusinë dhe Kinën, por një politikë e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që të gjithë të pajtohen që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia, gjë që tregon se sa keq qëndron ndërkombëtarisht Republika e Kosovës si një vend pa drejtim dhe pa orientim”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.