Nënshkruhet kontrata e re për rrugën Prishtinë – Mitrovicë
Këtë të enjte është nënshkruar kontrata e re për vazhdimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se projekti është i financuar nga huamarrja nga OPEC dhe Fondi Saudit për Zhvillim, njofton KlanKosova.tv.
“Nga tetori i vitit të kaluar janë hapur procedurat, ofertat, autorizimet dhe tash kemi arrit në fazën e nënshkrimit. Sot është nënshkruar kontrata”, është shprehur Aliu në konferencë.
“Është konsorcium, Kosovë-Bullgari. Kompania ka afat përgatitor 28 ditësh që ta fillojë punën. Moti nuk është i keq dhe kompania nuk e ka të vështirë ta fillojë punën”, ka thënë Aliu ndër të tjera.
Afati sipas marrëveshjes për përfudimet e punimeve është njëvjeçare.