HomeAktualeMungesat te Kosova, Foda: Kam besim të plotë te 27 lojtarët, tani...

Mungesat te Kosova, Foda: Kam besim të plotë te 27 lojtarët, tani është koha të tregojnë veten

spot_img

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në një konferenë për media ka folur për mungesat në ekip në prag të katër ndeshjeve të para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, duke theksuar se ka besim të plotë te futbollistët që ka në dispozicion.

Foda, pranoi se Kosova do të jetë pa disa lojtarë me përvojë, përfshirë edhe Muslijën dhe Rexhbeçajn, të cilët mungojnë për shkak të lëndimeve.

Megjithatë, ai u shpreh optimist për grupin e grumbulluar dhe tha se mungesat mund të shërbejnë si mundësi për futbollistët e tjerë që të dëshmojnë cilësitë e tyre.

“Na mungojnë disa lojtarë me përvojë dhe të rëndësishëm. Disa janë tërhequr, ndërsa për shkak të lëndimeve mungojnë Muslija dhe Rexhbeçaj”, deklaroi Foda para gazetarëve transmeton Klankosova.tv

“Por, i kemi 27 lojtarë dhe kam besim të plotë tek ata. Tani do të kërkojmë formacionin ideal. Ky është futbolli, ka lëndime dhe tërheqje, por kjo është një mundësi për të tjerët që ta tregojnë veten”, shtoi Foda.

Strategu gjerman bëri të qartë se synimi i tij është të gjejë kombinimin e duhur të futbollistëve për ndeshjet e ardhshme, duke u dhënë hapësirë edhe lojtarëve që mund të përfitojnë nga mungesat në skuadër.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...