HomeAktualeKuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për presidentin

Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për presidentin

spot_img
Ka vazhduar mbrëmë seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Në hapje të seancës kryetarja e Kuvendit rikujtoi edhe njëherë kushtet për zgjedhjen e presidentit të Republikës,
Duke iu referuar serish Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, me theks të veçantë Aktgjykimit në rastin Nr. KO2911, opinioneve të Komisionit të Venecias dhe dokumenteve të tjera relevante lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces, kryetarja Haxhiu përsëriti disa herë ftesën për deputetët që mungonin, që të vijnë në sallë dhe të votojnë. Ajo tha se deputetët të cilët nuk ishin prezentë, përkatësisht deputetët e grupeve parlamentare opozitare, nuk kanë marrë leje nga yetarja e Kuvendit për të munguar në seancën për zgjedhjen e presidenti”, thuhet në njoftim.

Haxhiu ndërpreu tre herë seancën. Në vazhdimin e fundit të orës 23:00, ajo ripërsëriti ftesën për deputetët.

“Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë dhe t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu. Janë minutat e fundit të kësaj legjislature. Kjo rrugë e nisur mbarë nuk meritonte të ndërpritej”, theksoi kryeparlamentarja pak kohë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

“Duke marrë fjalën në seancë, ministri i Financave, Hekuran Murati, foli për humbjet që sipas tij vendi do të pësojë nga shkuarja në zgjedhje të reja. Ai tha se pos 10 milionë eurove që do të kushtojë organizimi i zgjedhjeve, do të humbin edhe dhjetëra miliona të tjerë”, thuhet mes tjerash.

Fjalën e mori edhe Kryeministri Albin Kurti, I cili mbrëmjen e së martës në seancë foli për ofertat që u ka dhënë partive opozitare.

“Ai tha se Republika e Kosovës praktikisht e ka presidentin, por nuk e ka konstruktivitetin elementar të opozitës për këtë gjë”, vazhdon njoftim.

“Feride Rushiti është e gatshme dhe gatishmëria e saj është nder. Unë e falënderoj që, si lidere e shoqërisë civile, ka pranuar të kandidohet”, tha Kurti.

Në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, kryeparlamentarja tha se kjo seancë fatkeqësisht shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature.

“Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues”, theksoi

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...