Edona akuzon Lumin: Unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100% këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet
Edona James, një nga finalistet e Big Brother VIP Kosova 2, është paraqitur për herë të parë në media pas perfundimit të edicionit të 2 të këtij formati.
Edona për “Hallakamë” në KlanKosova për herë të parë ka folur për eksperiencën e saj në këtë format dhe për fituesin e çmimit të madh.
“Unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100% këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet. Edhe unë po t’i kisha futur 50 mijë euro vota, do ta kisha fituar”, është shprehur Edona.
Po ashtu ajo ka folur edhe për reagimet e publikut dhe komentet qe ajo i ka marrë pas daljes nga BBVK.
“Unë po i shoh gjërat, po i shoh reagimet. Po i shoh videot se si krejt njerëzit janë bërë nervoz, dhe krejt po thonë ‘Ti ke qenë Big-i. Pa ty nuk kish qenë Big Brother kaq i madh”, ka shtuar Edona.
Transgjinorja nga Suhareka ishte mjaftë e pëlqyer nga publiku, por ajo ishte një prej finalisteve më pak të votuar.