Honda tërheq më shumë se 750 mijë automjete shkaku i një defekti
Prodhuesi japonez i automjeteve, Honda, po tërheq më shumë se 750 mijë automjete, pasi një sensor i dëmtuar mund të shkaktojë fryrjen e ajrit në jastëkun e ulëses së pasagjerit të përparmë, raportoi të martën “AP News”.
Tërheqja përfshin modelet si Honda Pilot, Accord, Civic sedan, HR-V dhe Odyssey nga viti 2020 deri në 2022, si dhe 2020 Fit dhe Civic Coupe. Të përfshira janë gjithashtu hatchback-u Civic 2021 dhe 2022, Civic Type R, Insight i vitit 2021 dhe CR-V, CR-V Hybrid, Passport, Ridgeline dhe Accord Hybrid i 2020 dhe 2021.
Dokumentet e postuara të martën nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA-së thonë se sensori i peshës së ulëses së pasagjerit të përparmë mund të plasaritet dhe të mos e fikë jastëkun e ajrit si synohet.