Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të Licencës UEFA C.
Kursi do të mbahet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të zhvillohen ligjëratat dhe aktivitetet praktike.
Kursi do të fillojë më 2 nëntor 2026 dhe do të zhvillohet gjatë muajit nëntor, ndërsa pjesëmarrja në ligjërata është obligative. Pas përfundimit të ligjëratave dhe praktikës, kandidatët do të zhvillojnë edhe punë praktike në klub, ndërsa më pas do të vijojë faza e provimeve.
Provimet përfshijnë provim me shkrim, provim foljor dhe provim praktik.
Pagesa për Kursin e Licencës C është 350€.
Kriteret për aplikim janë:
• Certifikata shëndetësore, jo më e vjetër se gjashtë muaj;
• Dëshmi që kandidati nuk është i dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale;
• Dëshmi mbi edukimin (diploma e shkollës së mesme së paku);
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjeç.
Aplikimi
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës online në ueb faqen e Federatës së Futbollit së Kosovës (https://ffk-kosova.com/coaches), deri më 30 shtator 2026.
Aplikacionet e pakompletuara dhe dokumentet që nuk janë të skenuara qartë nuk do të merren parasysh.

