HomeSportLiverpooli e mbyll me “tripletë”, Tottenhamit i shuhet ëndrra në Carabao Cup

Liverpooli e mbyll me “tripletë”, Tottenhamit i shuhet ëndrra në Carabao Cup

spot_img

Liverpooli ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Carabao Cup, pasi mposhti Tottenhamin me rezultatin 3-1 në një ndeshje të zhvilluar në Anfield.

“Të kuqtë” e zhbllokuan takimin në minutën e 21-të. Alexis Mac Allister ishte ai që i dha avantazhin Liverpoolit, duke ndezur festën në Anfield.

Në pjesën e dytë, vendasit gjetën edhe golin e dytë. Në minutën e 54-t, Cody Gakpo realizoi për 2-0 dhe e vendosi Liverpoolin në një pozicion shumë të favorshëm. Tottenham nuk u dorëzua dhe në minutën e 69-të arriti të ngushtojë diferencën. Conor Gallagher shënoi për 2-1, duke rikthyer shpresat e londinezëve për një përmbysje.

Por Liverpooli nuk lejoi që ndeshja të shkonte drejt dramës së minutave të fundit. Në minutën e parë shtesë, Dominik Szoboszlai shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Liverpoolit. Kështu, Liverpooli vazhdon rrugëtimin në Carabao Cup, ndërsa Tottenham eliminohet nga kompeticioni.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Veseli me 18 vjet burgim, Krasniqi me 25 dhe Selimi me 13 vjet burgim

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë....

Dënim i rëndë për Kosovën, Thaçi dënohet me 25 vjet burgim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar...

Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit...

Qindra qytetarë mblidhen në sheshin Skenderbeu

Ka nisur atmosfera festive në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qytetarë të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...