HomeSportJuventus fillon bisedimet për transferimin e Lewandowskit

Juventus fillon bisedimet për transferimin e Lewandowskit

spot_img

Juventus ka filluar bisedimet me menaxhmentin e yllit të skuadrës së Barcelonës, Robert Lewandowski

Sulmuesi polak, i cili mund të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë gjatë muajit qershor, shihet i gatshëm për një aventurë të re në Serie A.

Sipas mediave italiane, lojtari është duke e konsideruar kalimin te Juventusi si një mundësi reale për të ruajtur konkurrueshmërinë në nivelet më të larta të futbollit europian, pavarësisht moshës që ka, transmeton Klankosova.tv.

Agjenti i tij, Pini Zahavi, ka zhvilluar së fundmi takime me drejtuesit e klubit bardhezi për të diskutuar parametrat fillestarë të një marrëveshjeje të mundshme, si dhe për të vlerësuar hapësirat financiare dhe sportive që ofron projekti i Juventusit.

Mediat italiane kanë raportuar se Lewandowski kërkon një kontratë dyvjeçare me përfitime që variojnë nga 8 deri në 10 milionë euro neto në sezon, të shoqëruara me bonuse të lidhura me performancën.

Drejtori sportiv Damien Comolli, transmeton Klankosova.tv, në bashkëpunim me trajnerin Luciano Spalletti, e kanë vendosur si prioritet afrimin e një qendërsulmuesi me eksperiencë, i cili mund të garantojë stabilitet dhe efikasitet në repartin ofensiv.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në javët në vijim dhe do të ndikohet ndjeshëm nga kushtet ekonomike të marrëveshjes, si dhe nga strategjia e përgjithshme e klubit për rindërtimin e sulmit gjatë afatit kalimtar veror.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...