Futbollisti i FC Prishtinës, Assane Diatta, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional për futbollistin më të dalluar të kësaj xhiroje.
Diatta e meritoi këtë vlerësim pas paraqitjes së tij në ndeshjen ndaj FC Feronikelit 74, ku shënoi dy gola dhe dha kontribut të rëndësishëm në fitoren e FC Prishtinës me rezultat 3:0.
Sulmuesi i Prishtinës luajti 92 minuta dhe ishte ndër futbollistët kryesorë në triumfin e skuadrës së tij, e cila me këto tri pikë mori edhe kryesimin e tabelës në Albi Mall Superligë.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

