HomeAktualeLDK thotë se Osmani “me siguri mund të jetë” kandidatja e tyre...

LDK thotë se Osmani “me siguri mund të jetë” kandidatja e tyre për presidente

spot_img

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ish-presidentja Vjosa Osmani, “me siguri” mund të jetë kandidatja e partisë për presidente.

Ai u pyet nëse do të jetë kandidate për kryeministre, por Abdixhiku tha se Osmani mund të propozohet pas zgjedhjeve për postin e presidentit.

“Me siguri do jetë dhe mund të jetë kandidate për presidente, por për këtë çështje më lejoni që të diskutoj me të, meqenëse nuk është subjekt i sotëm prezent këtu, nuk është as korrekte”, tha ai në një konferencë për media.

Gjatë konferencës, ai përsëriti qëndrimin se LVV-ja e pa Osmanin si “kuorum” e jo si person për ta zgjedhur president.

“Ajo çfarë do bëjmë ne si LDK, do të bëjmë bashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së për të dhënë një alternativë serioze për vendin, për të mos pasur skena si sonte çfarë i pamë, për të mos pasur tentim që përkundër mungesës se kuorumit të nisë procesi i votimit dhe kështu të provohet përmbysja e rendit kushtetues”, tha Abdixhiku.

Lajmet e Fundit

Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

“Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, kështu ka deklaruar ish-presidentja e...

Nënshkruhet marrëveshja mes Postës së Kosovës dhe KRU “Prishtina” për pagesën e faturave të ujit

Kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, së bashku me bashkëpunëtorët e saj,...

Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për presidentin

Ka vazhduar mbrëmë seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të...

Çmimet e MINT–it, shtrenjtohen nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i ka publikuar çmimet e reja të...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...