‘’Më goditën derisa humba ndjenjat’’, Sanduloviq rrëfen për The Guardian torturën gjashtë orëshe serbe

‘’Më goditën derisa humba ndjenjat’’, Sanduloviq rrëfen për The Guardian torturën gjashtë orëshe serbe

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është bërë pjesë e një artikulli të gjatë të britanikes The Guardian.

Ai rrëfen për dhunën që përjetoi nga shërbimi sekret serb se guxoi të kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë, dhe se bëri homazhe në Prekaz.

””Ishte e paimagjinueshme”, tha ai, duke kujtuar kalvarin në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike që nga sulmi i supozuar”, thekson The Guardian në artikullin e saj.

”Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më fal’ teksa vendosa lule te varri i vajzës së re, e cila, po, ishte në lidhje me një themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [e cila udhëhoqi revoltën kundër sundimit serb] unë marr kërcënime”.

”Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s, ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”.

”Ata u ulën në të dyja këmbët e mia, më tërhoqën krahët dhe ma kthyen kokën mbrapa, ndërsa ata regjistronin [skenat] dhe bërtisnin ‘tradhtar’” , tha 60-vjeçari, duke shfaqur një parakrah ende të mavijosur dukshëm.

”Në fund thashë: ‘Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek”.

Tortura, siç pretendoi Sanduloviq, zgjati gjashtë orë.