Osmani bisedon me Abdixhikun rreth sigurisë në vend dhe Asociacionit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e priti të hënën në një takim në zyrën e saj Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, për të biseduar për sigurinë e vendit dhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, njoftoi Presidenca.
“Presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë”, thuhet në një njoftim të Presidencës të hënën.