Dua Lipa mahnit me një pallto lëkure të kuqe të stolisur, teksa u bashkohet yjeve në Pre-Grammy

Dua Lipa mahnit me një pallto lëkure të kuqe të stolisur, teksa u bashkohet yjeve në Pre-Grammy

Dua Lipa tregoi stilin e saj të mprehtë teksa mbërriti në Gala-n ikonike Pre-Grammy të Clive Davis në Los Angeles të shtunën mbrëma.

Këngëtarja, 28-vjeçare, filmi i ri i së cilës parashikohet të jetë një bombë në arkë, ‘ka goditur’ me një pallto lëkure të madhe të kuqe.

E lidhur me rrip në bel, veshja e sipërme të Duas ishte e zbukuruar me globe metalike prej ari, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të kuqe ishin futur në jakën e palltos dhe përputheshin me ngjyrën e pantallonave të saj të gjera.

Ajo e mbajti grimin e saj natyral duke zgjedhur një skuqje rozë, një buzëkuq nudo dhe pak bojë për vetulla.

Gala Pre-Grammy e Clive Davis mbahet çdo vit që nga viti 1976 në natën para ndarjes së çmimeve vjetore Grammy.

Është bërë një ikonë kulturore e rëndësishme e industrisë muzikore, me një listë të të ftuarve të mbushur me yje dhe performanca të mrekullueshme.

Në mbrëmjen vetëm me ftesa u paraqitën edhe yjet si Paris Hilton, Tom Hanks, Rita Wilson, Julia Garner dhe anëtarët e Green Day.