HomeSportRexhbeçaj në dyshim për ndeshjet e Kosovës në Nations League

Rexhbeçaj në dyshim për ndeshjet e Kosovës në Nations League

spot_img

Kombëtarja e Kosovës mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme të Nations League.

Mesfushori prizrenas, Elvis Rexhbeçaj, ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë së premtes dhe aktualisht nuk dihet se sa serioz është dëmtimi i tij.

Sipas mediumit gjerman “Liga-Zwei”, Rexhbeçaj do t’i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit, transmeton Klankosova.tv.

“Rexhbeçaj ka pësuar lëndim në këmbë të premten, pa pasur kontakt me ndonjë lojtar tjetër. Ai mund të mungojë për një periudhë më të gjatë. Testet e para nuk kanë dhënë rezultate të qarta, ndaj mesfushori do t’i nënshtrohet testeve të tjera të hënën, të cilat do të përcillen nga afër”, raporton mediumi gjerman.

Në klub, megjithatë, ekziston shpresa se situata nuk është aq serioze dhe se Rexhbeçaj mund të rikthehet së shpejti në fushë.

“Ekziston shpresa se situata do të përmirësohet, por mundësia që ai të mungojë në ndeshjen ndaj Darmstadtit nuk mund të përjashtohet”, thuhet më tej në raportim.

Lëndimi i tij mund të jetë shqetësues edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila në shtator nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” më 24 shtator do të përballen me Irlandën.

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së...

Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë përgjatë aktiviteteve dhe zhvillimeve që ndërlidhen me datën 16 shtator

Policia e Kosovës, lidhur me zhvillimet e parapara për datën 16 shtator, ku pritet...

Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët, Prishtina përfiton në krye

Ballkani dhe Dukagjini kanë mbyllur pa gola përballjen e javës në Superligën e Kosovës,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...