Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore
Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Lajmi bëhet me dije nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkruan euronews.al.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ministrisë.