Ballkani e shet  Berishën për 230 mijë euro në Rumani

Ballkani e shet Berishën për 230 mijë euro në Rumani

Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha ka bërë një lëvizje të madhe gjatë merkatos së dimrit.

Futbollisti kosovar është transferuar në Rumani, te skuadra e Petrolulin.

Kampioni momental i Kosovës do të përfitoj plotë 230 mijë euro nga shitja e Berishës, dhe do t’i ketë 20 për qind të kartonit.

23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje, shënoi shtatë gola, kurse luajti rol të madh në suksesin e klubit nga Suhareka në Conference League./Indeksonline/