Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka mbyllur në vendin e pestë garimin në Grand Slamin e Budapestit, në Hungari.
Fazliu e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme turneun, duke e mposhtur në rundin e parë vendasen Anna Kriza me Ippon.
Në çerekfinale, xhudistja kosovare triumfoi ndaj austriakes Lubjana Piovesana, falë dy Yukove.
Megjithatë, në gjysmëfinale Fazliu u përball me japonezen Megu Danna, ndaj së cilës pësoi humbje me Ippon.
Kosovarja pati mundësinë të siguronte medaljen përmes repesazhit, por edhe në këtë përballje u mposht, këtë herë, ajo u ndal nga izraelitja Kerem Primo.
Kësisoj, Fazliu e përfundoi garimin në Budapest në pozitën e pestë, duke mbetur vetëm një fitore larg medaljes.

