Musliu e quan shkarkimin e tij revansh politik

Musliu e quan shkarkimin e tij revansh politik

Ilirik Musliu e ka bërë reagimin e parë pas afër 30 orësh prej shkaktimit të tij nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Ai shprehet tejet i habitur me largimin nga detyra, pasi që thotë se nuk ka pasë ndonjë vërejtje për mosperformancë.

“Rreth 70 përqind e punëve janë të drejtorisë që kam drejtuar unë. Kam pritur trajtim me njerëzor dhe profesional sepse kam qenë profesional dhe besnik. Kam punuar në të mirë të të gjithë qytetarëve të kryeqytetit”, ka thënë Musliu në një adresim të bërë në profilin e tij, transmeton KlanKosova.tv,

“Kulmi ka qenë që njoftimin për shkarkim e mora përmes Facebook, me një status të pasaktë dhe të pasinqertë”.

Arsyetimi për shkarkimin e tij ka qenë gjendja e keqe me mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet, derisa për këtë ai thotë se përgjegjëse është kompania rajonale “Pastrimi”.