Xhaferi flet për raportin me Kurtin: Marrëdhënia me qytetarët e Kosovës s’bazohet mbi ato personale
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për raportet e tij me homologun nga Kosova, Albin Kurti.
Në lidhje me këtë, ai për Euroneës Albania tha se nuk ka dhe nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional.
Tutje, Xhaferi u shpreh se marrëdhënia me qytetarët e Kosovës nuk bazohet mbi ato personale.
“Në marrëdhëniet institucionalet nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa në komunikim institucional”.
“Ne përfaqësojmë qytetarët dhe institucionet e shteteve përkatëse dhe në atë kuptim raporti im me qytetarët e Kosovës nuk duhet të bazohet mbi atë raportin personal ose politik të subjektit politik të cilit i takoj me subjektin politik të cilin e përfaqëson kryeministri në Kosovë, kështuqë nuk ka dallim dhe nuk ka pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime”, është shprehur ai.