Distria Krasniqi e artë në Grand Slam të Parisit
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam të Parisit.
Ajo e mposhti në finale xhudisten britaneze në kryeqytetin francez, ku pas gjashtë muajsh do të mbahen Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova, do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë -57 kg.