Çeku pret në takim përshëndetës ambasadorin në largim të Britanisë
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim përshëndetës ambasadorin në largim të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.
Disktuan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe në kulturë e veçanërisht në fushën e filmit dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të projekteve të përbashkëta mes dy shteteve.
Ministri Çeku e falenderoi Ambasadorin Abbot për angazhimin e pakursyer gjatë mandatit të tij në Kosovë ndërsa i uroi suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij.