HomeAktualePresident me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me...

President me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me procedurat kushtetuese

spot_img

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Duke folur për atë se a mund të zgjedhet presidenti me 61 vota, ai u shpreh se një gjë e tillë mund të bëhet, por është në kundërshtim me procedurat kushtetuese.

“Juridikisht ka shkelje të procedurave kushtetuese, për shkak se nuk është plotësuar ai elementi bazik, që duhet me marrë pjesë 80 deputetë, nuk është shkelur Kushtetuta, por ka shkelje të procedurave. Në kuptimin publik, është shkelje kushtetuese, në kuptimin kushtetues-juridik, është shkelje e procedurës”.

“Këta mund ta zgjedhin presidentin edhe me 61, qysh e kanë zgjedhur Pacollin, Gjykata duhet të ndërhyjë, gjykata është i vetmi institucion, i cili e ka për detyrë me konstatu shkelje të procedurës kushtetuese ose të Kushtetutës. Mundet me zgjedh, por është në kundërshtim me procedurat kushtetuese”, tha ai./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Basketbolli bashkon të gjithë: “Hoops for Schools” me aktivitet gjithëpërfshirës në Mitrovicë

Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Hoops for Schools”, i mbështetur nga FIBA, në Mitrovicë,...

Tahiri: Kurti ka tendencë ta bartë fajin diku tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se...

Kosova nuk i përket një lëvizjeje, një lideri apo një narrative të vetme. Ajo u përket qytetarëve të saj

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës  Situata që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës është thellësisht...

Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do ta zgjedhë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk mund ta kuptojë pse kryeministrit...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...