Nga 1 shkurti në Gjermani nis java katërditore e punës, 3 ditë pushim

Nga 1 shkurti në Gjermani nis java katërditore e punës, 3 ditë pushim

Duke nisur nga dita e nesërme 1 shkurt 2024, në Gjermani nis projekti i punës katër ditore në javë duke aplikuar kështu 3 ditë pushim në shtatë.

Shumë kompani publike dhe private janë përfshirë në një program gjashtëmujor që fillon më 1 shkurt dhe që do t’u japë qindra punonjësve një ditë më shumë pushim çdo javë pa ulje page.

Vendimi erdhi pas kërkesës së sindikatave që argumentuan se java katërditore e punës do t’i bëjë punonjësit më të lumtur, më të shëndetshëm, por edhe më produktivë në punë.

Më herët një projekt i tillë u hodh në referendum në Zvicër, por ai u rrëzua nga banorët votues.

Java katërditore e punës nis të aplikohet në kushtet kur Gjermania po vuan mungesën e punëtorëve të kualifikuar, dukuri që po ushtron presion mbi kompanitë për të plotësuar vendet e lira të punës. Të paktën gjysma e kompanive kanë mungesa në staf.

Shtoji kësaj dhe kërkesat këmbëngulëse të punëmarrësve që duan paga më të larta dhe fleksibilitet në punë, orar dhe prezencë fizike të kombinuar me atë online, siç u aplikua gjatë pandemisë.