HomeAktualePDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, nuk lejojmë që pushteti të...

PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë, dënon ashpër përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi se ky veprim përbën cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe e shtyn vendin drejt një anarkie politike me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, u shpreh Hamza.

Kryesia e PDK-së thekson se shteti i Kosovës është ndërtuar me shumë sakrificë dhe se veprimet e tilla përbëjnë rrezik serioz për themelet demokratike të tij.

PDK shton se Kushtetuta dhe ligjet nuk mund të interpretohen sipas interesave të ngushta ditore politike dhe se çdo devijim nga këto parime krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit, duke ftuar njëkohësisht qytetarët të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

Lajmet e Fundit

President me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me procedurat kushtetuese

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan...

Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do ta zgjedhë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk mund ta kuptojë pse kryeministrit...

UP-ja lidh marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë për ekspertizë akademike dhe profesionale

Universiteti i Prishtinës nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për aktivitete të...

Më 21 maj finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj – Dukagjini

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet FC Ferizajt dhe FC Dukagjinit do të zhvillohet...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...