Marrëveshja afër finalizimit, Roma huazon Kumbullën te klubi tjetër nga Serie A

Marrëveshja afër finalizimit, Roma huazon Kumbullën te klubi tjetër nga Serie A

Marash Kumbulla do t’i bashkohet Sassuolos për pjesën e mbetur të sezonit.

Eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio, bëri të ditur se mbrojtësi shqiptar është gjithnjë e më afër huazimit nga Roma te Sassuolo, shkruan Gazeta Express.

Kumbulla do të huazohet deri në fund të sezonit, për t’u rikthyer pastaj në verë në “Olympico”.

Në marrëveshjen mes palëve nuk do të përfshihet ndonjë opsion blerjeje.

Sipas Di Marzios, kjo lëvizje mund të mbyllet ditën e nesërme (e mërkurë).

23-vjeçari nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me Romën këtë sezon. Ai u rikthye së fundmi nga lëndimi, i cili e la për një kohë të gjatë jashtë.

Paraqitja e fundit e qendërmbrojtësit me romakët ishte më 29 prill 2023.

Ndryshe, për 18 herë reprezentuesin e Shqipërisë interesim pati edhe nga Udinese, Cagliari, Torino, Genoa dhe Hellas Verona.

Marash Kumbulla me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.