Rusia sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Rusia sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), organi më i lartë gjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pritet që më 31 janar të shqiptojë një vendim rreth akuzave se Rusia ka shkelur në Ukrainë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe kundër diskriminimit, raporton Rel.

Kievi akuzon Moskën për financimin e grupeve pro-Rusisë në rajonin e Donbasit në Ukrainë, dhe për zhdukjen e kulturës tatare dhe ukrainase në Krime, pasi Rusia e aneksoi ilegalisht gadishullin më 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)