“95% e shërbimeve sot në Shqipëri ofrohen online”, Rama në selinë e OKB

“95% e shërbimeve sot në Shqipëri ofrohen online”, Rama në selinë e OKB

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Selinë e OKB në New York, në një dialog me temë “për të ardhmen digjitale”.

Rama e quajti “një bekim për vendet në zhvillim teknologjinë digjitale me premtimin e saj për një progres eksponencial”.

Duke përmendur të dhënat në Shqipëri, të cilat tregojnë se 95% e shërbimeve ofrohen online, kryeministri theksoi se do të merret për bazë Inteligjenca Artificiale për të bërë të “çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

“Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës.

Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike”, tha kryeministri.