
9 gola në Londër, Liverpool nuk kursehet kundër Tottenham dhe merr arratinë në krye të tabelës, Chelsea “ngec” me ekipin e Brojës
Kryesfida e javës së 16-të të Premier League solli spektakël në Londër mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
“The Reds” të drejtuar nga arne Slot treguan “dhëmbët” përballë “Spursave”, duke triumfuar me rezultatin e thellë 3-6. Një dominim nga ana e 19-herë kampionëve të Anglisë, të cilët shënuan dy herë me Diaz, MacAllister, Szoboszlai dhe dy herë Salah, ndërsa golat e Maddison, Kulusevski dhe Solanke shërbyen vetëm për statistikë.
Kështu Liverpool merr “arratinë” në krye të Premier League, kjo falë dhe gafës së Chelseat kundër skuadrës së Armando Brojës, Everton. Edhe pse sulmuesi shqiptar nuk mund të luante dot, kjo falë marrëveshjes së huazimit që ekziston në Angli, ekipi nga Liverpul arriti të ndalte në shtëpi furinë e skuadrës së Marescës, e cila kështu ndalet pas 8 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet.
Në takimet e tjera, Leicester u mposht 0-3 në shtëpi përballë Wolverhampton, ndërsa Fulham barazoi pa gola në shtëpi me Southampton.
REZULTATET:
TOTTENHAM 3-6 LIVERPOOL
CHELSEA 0-0 EVERTON
MAN UTD 0-3 BOURNEMOUTH
LEICESTER 0-3 WOLVES
FULHAM 0-0 SOUTHAMPTON
RENDITJA: