Përfundon edicioni i 18-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Përfundon edicioni i 18-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Sonte në Prishtinë u përmbyll me sukses edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që bashkon kineastë, aktorë dhe artdashës nga vendi e rajoni.

Gjatë tri ditëve të festivalit u shfaqën 30 filma, ndërsa numri i aplikimeve ishte rekord krahasuar me vitet e kaluara. Publiku ndoqi me interesim të madh çdo mbrëmje të festivalit, duke krijuar një atmosferë të veçantë kinematografike në kryeqytet.

Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë çmimet për fituesit e këtij edicioni:

Filma të shkurtër
• Filmi më i mirë: Farewell Day
• Skenari më i mirë: The Night Boots
• Regjia më e mirë: Jon Saqipi
• Aktori më i mirë: Avni Dalipi – “Kur storja vjen nga ajri”
• Çmimi special “Hyjnesha në Fron”: Granit Dragaj – “Sharing”

Filma të gjatë

• Filmi më i mirë: Water Lilies
• Aktori më i mirë: Afrim Muçaj
• Aktorja më e mirë: Adriana Matoshi
• Regjia më e mirë: Ibër Deari
• Skenari më i mirë: Rosinante
• “Hyjnesha Speciale” për film të gjatë: Kept Promise

Ky edicion u veçua për cilësinë e lartë të filmave, diversitetin tematik dhe pjesëmarrjen e madhe të publikut.

“Hyjnesha në Fron” do të rikthehet vitin e ardhshëm me edicionin e 19-të, për të vazhduar misionin e promovimit të artit filmik dhe talenteve të reja.