70% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e Qeverisë

70% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e Qeverisë

Të dhënat nga matjet e opinionit publik nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregojnë se 70% e qytetarëve të Republikës e vlerësojnë pozitivisht punën e Qeverisë. Në krahasim me vitin e kaluar, kjo është një rritje prej 14 pikë %, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Sipas po këtyre të dhënave, 63% të qytetarëve i besojnë Zyrës së Kryeministrit, duke shënuar kështu besim më të lartë për 5 pikë % sesa në matjet e vitit që lëmë pas. Kurse 59% e qytetarëve kanë mendim të favorshëm për Kryeministrin Kurti.