“7 QIEJT”, simboli i Pavarësisë “NEWBORN” me ngjyra dhe mesazh të ri
Simboli i Pavarësisë së Kosovës “NEWBORN” i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në ditën e shpalljes së pavarësisë, edhe në 17 shkurtin e sivjetmë do të ketë ngjyra dhe mesazh të ri. “7 QIEJT” është mesazhi për 16-vjetorin e Pavarësisë.
Pasi ky simbol ka marr pamje të re, autori i “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, në një postim në Facebook, ka shkruar, se “Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap. Shijone!”.