7 medalje për mundjen në Ballkanik, Dorentina Nezaj, kampione për U-20

7 medalje për mundjen në Ballkanik, Dorentina Nezaj, kampione për U-20

Rezultate historike janë shënuar për mundjen në Kampionatin Ballkanik, të mbajtur në Shkup për grupmoshat U-15, U-17 dhe U-20.

Tri medalje të arta, një e argjendtë dhe tri të bronzta është bilanci i suksesit.

Dorentina Nezaj, u shpall sot kampione e Ballkanik me U-20, duke shënuar tri fitore, ndërsa, me U-15, kampion u bë Harun Shipkovica, i cili po ashtu realizoi tri fitore, derisa për U-17 medaljen e artë e fitoi Elsa Nikoci.

Medaljen e argjendtë e fitoi Lonisa Reka për U-17.

Në këtë grupmoshë, me medaljen e bronztë u stolisën Lorena Duraj e Kanita Spahija, ndërsa Jon Ramadani e fitoi të bronztën për U-20.