7 elementë të njëjtë që kanë 3 fituesit e “Big Brother Albania Vip”

7 elementë të njëjtë që kanë 3 fituesit e “Big Brother Albania Vip”

Në tre edicione të Big Brother Albania Vip, fituesit kanë disa elementë të përbashkët. Aktorja Egla Ceno fitoi këtë edicion të tretë, duke u bërë e para grua që fiton formatin VIP. Ajo, Luiz Ejlli dhe Ilir Shaqiri kanë disa të përbashkëta në këtë lojë.

1-Ishin popullorë

Të tre fituesit ishin të thjeshtë dhe popullorë. Ata luajtën kartën e shqiptarit të thjeshtë, i cili pavarësisht se ç’ka ndërtuar në jetë, ngelet njësoj.

2-Mosha e tyre

Ata janë +35 vjeç dhe secili ka ndërtuar një karrierë të gjatë. Iliri një koreograf i njohur; Luizi një këngëtar dhe Egla aktore.

3-Momente të vështira të jetës

Egla dhe Luizi e morën këtë format si një ringritje në karrierë. Iliri ndonëse një balerin i shquar në Itali kishte rënë në heshtje, Luizi ishte zhdukur nga bota e muzikës. Egla përpos rolit në filmin “5 Herë Jo” dhe projekteve në teatër, nuk është shfaqur shpesh në publik.

4-Nuk kanë qenë shumë aktivë nëpër rrjetet sociale

Asnjëri prej tyre nuk ka pasur shumë ndjekës në Instagram. Iliri dhe Egla kanë pasur shumë pak ndjekës, ndërsa Luizi e kishte hapi një llogari në Instagrampara se të hynte në Big Brother.

5-Kanë përdorur terrenin e lojës

Iliri mblodhi rreth vetes banorë mbi 35 vjeç (Sabianin, Arjolën), të cilët iu kundërvunë atyre që ishin më të rinj në moshë (Donaldit, Einxhelit). Luizi pati një tjetër strategji: “Përça e sundo”. Ai ia doli që shpeshherë të fuste shkëndija mes banorëve (Olta-Armaldo) dhe të mund të përçante grupe miqësore që u krijuan në “BBVA 2”.  Egla përdori strategjinë e “sulmit të papritur”. Ajo i kapi në befasi banorët duke i sulmuar krejt papritur. Ajo përdorte kreativitetin e saj dhe shpikte ofendime kundrejt banorëve.

6-Persona misteriozë

Iliri, Luizi dhe Egla ishin më hermetikë dhe privatë. Ata ngjallën kuriozitetin e publikut, duke dhënë disa detaje nga jeta Luizi ngjalli kuriozitet dhe qindra teori për shëndetin e tij. Egla rrëmbeu vëmendjen me romancën e saj. Askush nuk e njohu personin me të cilin Egla kishte një lidhje.

7-Dhanë deklarata shokuese

“Kam tradhtuar gruan”/ “Kam një sëmundje të rrallë”/ “Jam ngacmuar seksualisht nga Saimir Kodra” janë respektivisht deklaratat shokuese të Ilirit, Luizit dhe Eglës që tronditën opinionin publik.