Nga Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar i Aleancës
Qeveria synon të procedojë 65 ligje, por pyetja thelbësore është: a kemi një agjendë që i përgjigjet nevojave të qytetarëve, apo vetëm një listë të gjatë ligjesh pa prioritete të qarta dhe pa drejtim strategjik?
Ligjet nuk maten me numër, por me cilësi, ndikim dhe rezultate konkrete. Kosova nuk ka nevojë vetëm për më shumë ligje, por për ligje të mira që zgjidhin problemet e qytetarëve.
Po ashtu, Kuvendi duhet ta ushtrojë rolin e tij institucional edhe në raport me strategjinë për mbrojtjen e të zhvendosurve në Hagë. Qeverisja nuk është statistikë. Është përgjegjësi, vizion dhe rezultate!
Këto dy pika i adresova në dhe pas kryesisë së kuvendit.

