Prishtina zyrtarizon dy transferimet e para për edicionin e ardhshëm

Prishtina zyrtarizon dy transferimet e para për edicionin e ardhshëm

Prishtina gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar dy transferimet e reja për edicionin e ardhshëm.

Pasi fituan Kupën e Kosovës ndaj Llapit, kryeqytetasit tashmë kanë nisur përgatitjet para pjesëmarrjes në garat evropiane. 

Në këtë drejtim ata tashmë kanë publikuar sot dy transferimet e reja. 

Bëhet fjalë për dyshen Dren Zeqiri dhe Drin Bajraktari të cilët nga sezoni i ardhshëm do ta veshin fanellën bardhëekaltër.