Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, shpalli zyrtarisht 4 Korrikun “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”. Me këtë akt, Kryeqyteti vulosi institucionalisht një të vërtetë që qëndron mbi ciklet politike, mandatet dhe ndryshimet e qeverisjes.
“Mesazhi i këtij akti është i qartë! Orientimi ynë strategjik dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i panegociueshëm”, deklaroi Rama.
“Ky është një angazhim institucional për ta ruajtur dhe forcuar aleancën që ishte vendimtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe që mbetet thelbësore për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, theksoi Kryetari Rama.

