HomeAktuale61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së

61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së

spot_img

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë të huaj. Sipas analizës së platformës ndërkombëtare Investropa, Shqipëria konsiderohet një nga tregjet më të lira dhe me potencial rritjeje në Evropë për blerjen e pronave, shkruan Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Çmimet ende mbeten më të ulëta krahasuar me vende si Kroacia apo Greqia, ndërsa zhvillimi i turizmit po rrit interesin për investime afatgjata.

Në fokus mbeten Tirana, Vlora, Saranda dhe zona e rivierës, ku kërkesa për apartamente dhe vila është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Sipas analizës, të huajt tërhiqen edhe nga mundësia për të gjeneruar të ardhura përmes qirave sezonale dhe platformave turistike.

“Shqipëria po hyn në hartën e investitorëve evropianë si një treg ende në fazë zhvillimi, por me kthim të lartë potencial. Tirana shihet si qendër biznesi dhe jetese, ndërsa bregdeti po shihet si investim turistik. Kjo ka sjellë rritje të kërkesës nga shtetas italianë, nordikë dhe evropianë lindorë. Interesi po mbështetet shumë edhe nga zgjerimi i turizmit”, njofton Investropa, shkruan tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Analiza e Investropa thekson se procedurat relativisht të thjeshta për blerjen e apartamenteve nga të huajt janë një tjetër faktor që po nxit hyrjen e kapitalit në sektor.

Por rritja e kërkesës po ndikon paralelisht edhe në rritjen e çmimeve, sidomos në zonat turistike dhe në kryeqytet.

“Qytetarët e Bashkimit Evropian përbëjnë rreth 61% të blerësve të huaj të pronave në Shqipëri, duke përfituar nga procedura të konsoliduara dhe një treg i përshtatur për ta. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 34% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar, të cilat vitin që shkoi arritën vlerën e 561 milionë eurosh”, thuhet në njoftim.

Me turizmin në rritje dhe interesin e shtuar nga investitorët ndërkombëtarë, tregu imobiliar shqiptar po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku kërkesa e huaj po bëhet një nga faktorët kryesorë që po orienton çmimet dhe projektet e reja në Shqipëri.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...