HomeAktualeLutfi Haziri: Vjosa Osmani mbetet i vetmi nominim i LDK-së për presidente,...

Lutfi Haziri: Vjosa Osmani mbetet i vetmi nominim i LDK-së për presidente, Abdixhiku adresa e vetme për proceset politike

spot_img

Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një sqarimi publik lidhur me zhvillimet dhe diskutimet e fundit politike, duke theksuar se qëndrimet e partisë nuk kanë ndryshuar.

Haziri ka bërë të ditur se nominimi i Vjosa Osmani për presidente mbetet emri i vetëm i propozuar nga radhët e LDK-së.

Ai ka theksuar se, në kuadër të debatit paszgjedhor, ka paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm politik, me qëllim të krijimit të stabilitetit politik dhe institucional në vend.

Regaimi i tij:

Sqarim për interesimin e publikut

Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.

Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.

Askush mbi Republikën!

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...