HomeAktuale515 rekrutë të rinj të FSK-së japin betimin, kjo është gjenerata më...

515 rekrutë të rinj të FSK-së japin betimin, kjo është gjenerata më e madhe deri më tani

spot_img

515 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë betimin në një ceremoni solemne, duke u zotuar për besnikëri ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtim në mbrojtjen e vendit.

Në ceremoni morën pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, familjarë të rekrutëve, përfaqësues të institucioneve vendore dhe zyrtarë ndërkombëtarë.

Gjenerata 02-2026, me gjithsej 515 rekrutë, është më e madhja deri më tani dhe përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e FSK-së.

Sipas njoftimit, përfshirja e rekrutëve të rinj do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve njerëzore, forcimin e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjen e kuadrove të reja profesionale për përmbushjen e misionit të forcës.

Me dhënien e betimit, rekrutët janë zotuar për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, si dhe për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

FSK-ja vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të pjesëtarëve të saj dhe në avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, në përputhje me objektivat strategjike dhe standardet e NATO-s.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...