“50 mijë euro për një sportist”, lansohet programi “Super sportistët”
Ministria për Kulturë, Rini e Sport sot ka lansuar programin “Super Sportistët”, në të cilin do të investohen 4 milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike.
Qëllimi i programit është rritja e numrit të normave olimpike për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028.
“Fillimisht janë evidentuar tetë sporte të cilat janë për momentin prioritet në vendin tonë, na bazë të rezultateve, jo në bazë të preferencave tona. Gjatë rrugëtimit, patjetër që nëse ndonjë sportistë i ndonjë sporti tjetër, përveç këtyre teë sporteve tregon sukses, patjetër që do të merret parasysh. Në vitin e parë janë këto tetë sporte, nëse dikush nesër e bën një rezultat në ndonjë sport tjetër, pak na qet telashte, por në parim, në të ardhmen patjetër sepse projekti është katër vjeçar që është aprovuar e ne pretendojmë të shkojmë tutje. Lojërat Mesdhedtare në Prishtinë janë shumë me rëndësi për vendin tonë për t’u prezantuar., kështu që unë po mendoj se aty ka hapësirë gjithmoën për të ardhur ndonjë sportist tjetër për ta prezantuar vendin.”, theksoi Kuka.
Kuka ka shtuar gjithashtu se si kryesues i komisionit për identifikimin e supersportistëve do të jap kontributin e tij për të gjetur talentët më të mirë në vend, por edhe me përkushtim për shpenzimin e arsyeshëm të këtij buxheti të ndarë nga ana e Ministrisë së Sportit për këtë program.
Programi, i përpiluar nga profesionistë të fushës, nga KOK-u, MKRS dhe gazetaria sportive, udhëhiqet nga kryemjeshtri i normave dhe medaljeve të arta olimpike, Driton Kuka.