KEK-u ndal punën në njësinë B2, shkak rrjedhja e ujit në kaldajë
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 01:10 është ndalë njësia B2.
Sipas KEK-ut, gjatë kësaj ndalese, që sipas tyre, do të jetë e shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i rrjedhjeve të ujit që janë paraqitur në kaldajë.
“Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Tutje, KEK-u tha se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.