460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025 janë mbledhur gjithsej 460.4 milionë euro të hyrat tatimore, duke shënuar një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ATK-së, ky rezultat dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj forcimit të sistemit tatimor, rritjes së formalizimit të ekonomisë, si dhe rritjes së transparencës dhe profesionalizmit institucional.

“ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e integritetit dhe transparencës, duke ofruar mbështetje profesionale të rregullt dhe të qasshme për të gjithë tatimpaguesit. Zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë dhe monitorimi i përhershëm i zbatimit të obligimeve tatimore janë thelbësore në rrugëtimin tonë drejt një administrate më të fuqishme dhe më të besueshme”.

“Gjithashtu, falënderojmë tatimpaguesit që përmbushin detyrimet e tyre me korrektësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e përgjithshme të vendit tonë”.

“ATK do të vazhdojë me përkushtim të plotë misionin e saj, duke punuar në partneritet të ngushtë me qytetarët dhe institucionet për të ndërtuar një sistem tatimor të drejtë, efikas dhe të qëndrueshëm”, ka njoftuar ATK-ja.