444 investime infrastrukturore në arsim në vlerë 61.9 milionë euro
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se gjatë mandatit qeverisës kanë ndodhur 444 investime infrastrukturore në arsim në vlerë 61.9 milionë euro.
“Shkollat, çerdhet, sallat sportive të reja dhe renovimi i objekteve ekzistuese janë dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit”.
“Investimet në infrastrukturën arsimore janë shumë të rëndësishme sepse në çdo klasë e çdo shkollë përgatitet e formësohet e ardhmja e vendit tonë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.