Bedri Hamza bën bashkë tifozin e “Dritës” me të “Gjilanit” – ua premton ndërtimin e stadiumit

Bedri Hamza bën bashkë tifozin e “Dritës” me të “Gjilanit” – ua premton ndërtimin e stadiumit

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin e tij qeverisës me qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Në këtë punëtori, si rrallëherë, Hamza ka bërë bashkë dy tifozë të klubeve futbollistike rivale të këtij qyteti, njërin të “Dritës” dhe tjetrin të “Gjilanit”.

“Dy tifozë të klubeve futbollistike “Drita” dhe “Gjilani”, u bën bashkë në punëtorinë time në Gjilan. Edhe dy tifozëritë e kësaj komune, “Intelektualët” dhe “Skifterat”, do t’i bëjmë bashkë në Stadiumin e Gjilanit, i cili me prioritet do të ndërtohet gjatë mandatit tim si kryeministër”, ka thënë Hamza.

Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin rregullimi i rrugës Gjilan – Prishtinë, përmirësimi i kushteve për bizneset, përzgjedhja e mësimdhënësve mbi parimin e meritokracisë, si dhe më shumë vëmendje për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Hamza ka kërkuar besimin e qytetarëve, duke u zotuar se atë që e thotë e realizon.

“Unë nuk pres vetë me qenë në politikë në 20 vitet e ardhshme, mirëpo unë kam obligim të krijoj perspektivën për 20 vitet e ardhshme”, ka theksuar Hamza.